Thyhet ‘kodi Enigma’: Së shpejti vijnë robotët me vizion human

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Shkencëtarët kanë arritur të zbërthejnë ‘kodin Enigma’, që mund të hapë rrugën për të krijuar robotë të pajisur me vizion njerëzor.

Kodi, që krahasohet me makinerinë sekrete të nazistëve për kodet, e quajtur ‘Enigma’, detajon saktësisht se si komunikojnë dy rajonet e trurit kur duhet të përpunojnë imazhet vizuale.

Shkencëtarët shpresojnë se zbulimi i ri do të mund të sjell krijimin e robotëve me potencial për vizion human.

Deri më tani shkencëtarët e dinin se dy pjesët e trurit komunikojnë, por nuk e dinin se çfarë transmetonin.

Zbulimi i ri krahasohet me kodin ‘Enigma’, i cilësuar si i pamundur për t’u deshifruar, deri kur një ekip shkencëtarësh i udhëhequr nga Alan Turing ia doli kësaj.

Ky informacion do u mundësojë shkencëtarëve të interpretojnë aktivitetin e trurit, duke studiuar se si ndryshon truri me kalimin e moshës apo nën ndikimin e sëmundjeve.

Philippe Schyns, profesor i psikologjisë në Universitetin e Glasgout, thotë: “Me Enigmën, ne e dinim se gjermanët po komunikonin, por nuk e dinim se çfarë thoshin”.

“Njësoj sikur je duke ecur në rrugë dhe sheh dy njerëz që flasin, por nuk e di se çfarë thonë”.

“Ne ia kemi dalë përmes hulumtimit tonë që të thyejmë këtë kod, duke grumbulluar informacion se çfarë i thonë njëra-tjetrës dy pjesët e trurit”.

Profesor Schyns shton: “Me anë të këtyre zbulimeve, duke ditur si të kodojmë dhe integrojmë këto mesazhe mes pjesëve të ndryshme të trurit, një ditë ne mund t’u japim robotëve të njëjtat aftësi si të njerëzve”. /Mirror/mapo.al/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...