Thirrja e Metës: Asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit

PUBLIKUAR

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka kërkuar që asnjë votë të mos tjetërsohet.

Në një postim në mediat sociale, kreu i shtetit shqiptar shkruan se numëruesit duhet të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivalëve.

Asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit. Numëruesit të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivalëve.

Të gjithë të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.  Çdo votë në kuti do numërohet dhe rinumërohet deri në fund“, është ky reagimi i Metës.

Deklarata e tij vjen pas publikimit të rezultateve paraprake nga KQZ ku deri tani është Partia Socialiste ajo që kryeson në rang vendi./tvklan

 

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...