Theren me thikë një vajzë dhe një djalë në Lipjan

PUBLIKUAR

Dy adoleshentë janë ther me thikë mbrëmjen e sotme në qytetin e Lipjanit. Të dy janë dërguar për tretman mjekësor derisa policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19 në rrugën ‘Avdi Kelmendi’.

E.A. 16 vjeçe dhe A.R. gjithashtu 16 vjeç janë plagosur me armë të ftohtë.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sipas informatave fillestare dy persona E.A. femër,16 vjeç, dhe  A.R mashkull 16 vjeç, janë plagosur me arme te ftohte (thike). Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti,

Policia po merret me identifikimin e personave të përfshirë në këtë rast.

 

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...