Me vendim të Kryetarit të Komunës Imri Ahmeti është themeluar Task Forca “Ta Pastrojmë Lipjanin”, e cila do të koordinojë dhe organizojë aktivitetin e pastrimit në kuadër të aksionit “Ta Pastrojmë Kosovën”.
Task Forca “Ta Pastrojmë Lipjanin” është në përbërje prej drejtorëve komunalë, përfaqësues të shoqërisë civile, media dhe përfaqësueseve të kompanive publike që veprojnë në Komunën e Lipjanit
Të gjitha ekipet e këtij aksioni janë të gatshëm që nesër 15 shtator 2018 duke filluar nga ora 10:00 pastrojnë Lipjanit fushatë kjo e cila do të vazhdoj për tre muaj rreth deri me 15 dhjetor.
Komuna e Lipjanit fton të gjithë qytetarët vullnetarë që ti bashkëngjiten këtij aksioni për një ambient më të pastër.


