Kurti: Sot do ta marrim një vendim të rëndësishëm për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, na duhet organizim e strategji kombëtare

PUBLIKUAR

Kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se sot do të merret “një vendim i rëndësishëm” në lidhje me angazhimin e shtetit në mbrojtje të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kurti tha në fillim të një mbledhjeje të Qeverisë se Ekzekutivi “do të vazhdojë” t’i mbështesë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, të cilët Gjykata Speciale në Hagë më 16 shtator i shpalli fajtorë, duke i dënuar për krime lufte me nga 13 deri në 25 vjet burgim.

“Siç kemi bërë prej fillimit të këtij procesi, Qeveria do të vazhdojë, me mjetet që i ka në dispozicion, t’i mbështesë të akuzuarit në procesin e Apelit, ku presim korrigjimin e kësaj padrejtësie”, tha Kurti.

Ai tha se “për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, duhet një strategji e mirëmenduar”.

“Fillimisht duhet një analizë e thellë pas aktgjykimit në formën e tij të plotë që të veprojmë përpara”, tha Kurti.

“Në Apel na duhet suksesi, e për këtë gjë nevojitet organizim e strategji shtetërore e kombëtare. Prandaj sot do të marrim një vendim përkatës të rëndësishëm”, shtoi ai

SHIKO MË SHUMË

Kosova arrin marrëveshje me Austrinë e Turqinë për njohjen e kontributeve personale

Kosova ka arritur marrëveshje me dy shtete, Austrinë dhe Turqinë, për njohjen e kontributeve...

Themelohet grupi punues për apelin për ish-krerët e UÇK-së, kryesohet nga Konjufca

Qeveria e Republikës së Kosovës ka themeluar grupin punues për të trajtuar në apel...

Kurti: Kosova ka mundësinë t’i kthehet zhvillimit, punësimit dhe projekteve për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka deklaruar se me zgjedhjen...