The Financial Times i kushton vëmendje Katica Janevës

PUBLIKUAR

Prestigjozja londineze ”The Financial Times” në një shkrim me titull ”Femra luftëtare e qytetit të vogël e dridhi elitën maqedonase”, e ka përshkruar prokuroren speciale, Katica Janeva, si ”kamzhik për elitën e korruptuar maqedonase dhe ikonë e pazakontë e protestave gjatë kohës së krizës politike”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj gazete, puna e Janevës është që t’i ndjek figurat e larta politike të akuzuar për vjedhje të zgjedhjeve dhe për shfrytëzim të shërbimeve të kundërzbulitimit për qëllime partiake politike, por që falja e kryetarit i lë anash hetimet.

The Financial Times citon një diplomat të huaj të ketë thënë se puna e Katica Janevës dhe PSP-së është bërë e rrezikshme, prandaj ka ardhur deri te falja e kryetarit Ivanov.

Më tej, gazeta thekson vështirësitë e prokurores Janeva për të siguruar dëshmitarët, të cilët frikësohen të bashkëpunojnë dhe se situatat bëhet edhe më e rëndë pas vdekjes së dëshmitarit Kosta Krpaç.

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...