Thaçi, vizitë edhe tek Bloomberg

PUBLIKUAR

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh edhe ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se gjatë ditës ka vizituar edhe udhëheqësin e Zyrës së Bloomberg për Europë në Londër.

“Në Londër takova udhëheqësin e Zyrës së Bloomberg për Europë, Constatin Cotzias, me të cilin biseduam për strategjinë e tërheqjes së investitorëve të huaj në Kosovë, në kuadër të diplomacisë ekonomike që kemi nisur si shtet”.

“Kosova është shtet i ri, por me potenciale të mëdha që kanë tërhequr interesimin e investitorëve. Më herët takova edhe përfaqësuesit e kompanisë amerikane “Maximus”, e cila është e specializuar që t’i ndihmojë qeveritë që të ofrojnë shërbime sa më efikase për qytetarë. Zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i shërbimeve për qytetarët e Kosovës janë në fokus edhe të diplomacisë kosovare. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Altin Krasniqi pas ftesës së Haxhiut: Dera e shtëpisë sonë ka qenë e hapur tash e gjashtë vjet

Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, ka reaguar pas ftesës së ushtrueses së detyrës...

Sot dita e 8-të e protestës, kërkohet liria e çlirimtarëve!

Sot do të mbahet sërish protestë në Prishtinë, për të kundërshtuar aktgjykimin e Gjykatës...

“I mbijetova horrorit”/ Para selisë së OKB-së, shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Speciales

Derisa liderë botërorë u mblodhën në selinë e OKB-së për të diskutuar çështje globale,...