Thaçi uron Veselin, thotë se është i kënaqur me tranzicionin e PDK’së

PUBLIKUAR

Ish Kryetari i PDK’së, Hashim Thaçi, përmes një shkrimi në faqen e tij e ka uruar Kadri Veselin për postin e ri në PDK. Ai ka thënë se beson që Veseli dhe lidershipi i PDK’së do t’i forcojnë edhe më shumë institucionet e Kosovës.

“Urime juve dhe anëtarësisë së PDK në hapjen e një kapitulli të ri”- ka shkruar mes tjerash Presidenti Thaçi.

Thaçi po ashtu ka shkruar se është i kënaqur me tranzicionin e PDK’së.

Kam udhëqur me krenari PDK-në mbi 16 vite para se të bëhem President i Republikës. Sot ndihem shumë mirë kur shoh tranzicionin e suksesshëm në lidershipin e PDK.

Kryetarit të ri z Kadri Veseli i uroj zgjedhjen në një proces transparent.  Kam besim se ju z.Veseli dhe lidershipi i PDK do të forconi institucionet, do të thelloni me tutje reformat demokratike, do ta fuqizoni unitetin e vendit, kohezionin qytetar si dhe dialogun ndër-partiak, dhe do ta afroni edhe më shpejt Kosovën në NATO dhe BE. Urime juve dhe anëtarësisë së PDK në hapjen e një kapitulli të ri.

 

SHIKO MË SHUMË

Mbi 63 mijë euro të fshehura në bagazhin e shoferit, kapen në autobusin Gjermani-Kosovë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar 63 mijë e 400 euro të padeklaruara...

PDK s’shkon në takimin e e Haxhiut, Ismaili: Manipulim i radhës, më mirë kish me qenë i shkru Deharit

Nënkryetari i PDK’së, Uran Ismaili, ka thënë se partia e tij nuk do të...