Thaçi takon Lidingtonin, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

PUBLIKUAR

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit të tij në Londër është takuar edhe me ministri britanik për Evropë, David Lidington, me të cilin ka diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si: UNECO, Interpol, UEFA e FIFA.

“Ministri britanik për Europë, David Lidington, ishte nikoqiri im i radhës në Londër. Me ministrin Lidington biseduam për konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, ku rol të veçantë luan edhe përkrahja e Britanisë së Madhe. Anëtarësimet në UNESCO, Këshill të Europës, INTERPOL dhe në UEFA e FIFA ishin pjesë e bisedës sonë. Por, gjithashtu, ne biseduam edhe për çështjet e sigurisë, për instalimin e dialogut politik me NATO-n dhe për strategjinë kombëtare për luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit.”, thuhet në njoftimin e Thaçit, të publikuar në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Cakolli: Kryeministri dhe ministrat në detyrë duhet të japin dorëheqje para mandatit të deputetit

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, ka deklaruar se vendimi i fundit...

Këto janë vendimet e marra nga mbledhja e LDK-së

Gjatë ditës së djeshme Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme.Në këtë...

Një grua gjendet e vdekur në lumin Drini i Bardhë, afër Urës së Fshajt

Një grua është gjetur e vdekur në lumin Drini i Bardhë në Gjakovë, afër...