Thaçi reagon për mbishkrimet në Manastir: UÇK nuk luftoi për çështje fetare, ISIS është fëlliqësirë

PUBLIKUAR

hashim
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar duke shkruar në rrjetin social Facebook, se është shqetësues fakti që dikush “ka fëlliqur muret” në Manastirin e Deçanit.

Reagimi i Thaçit ka të bëjë pas një lajmi që në Manastirin e Deçanit, janë shkruar grafite me emrat “ISIS, Kalifati po vjen, AKSH” etj.

Reagimi i plotë i Thaçit:

Dikush sonte ka fëlliqur muret e mureve të Manastirit të Decanit me mbishkrime Kalifati, ISIS dhe UCK. Fillimisht duhet të denojmë nje incident të tillë sepse objekti i Manastirit të Decanit nuk është vetëm mur por trashëgimi e mbrojtur me ligje të Republikës dhe statusin si një vlerë të njohur botërore edhe nga UNESCO. Për më shumë, grafite me mesazhe të tilla janë edhe kundër vlerave më të shenjta të luftës për clirimin e Kosovës. UCK kurrë nuk ka luftuar për cështje fetare por emancipuese në frymën europiane. Për dallim nga shtetet e tjera ballkanike që kanë pasur njësite xhihadiste apo ekstremiste panortodokse, ne kemi zhvilluar një luftë të ndihmuar nga aleanca më e madhe në botë NATO. Dora e atij që fut në një fjali UCK dhe ISIS nuk është dorë që ja don të mirën shqiptarëve, pakicave dhe Kosovës. HTH

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...