Thaçi: Pushteti fitohet vetëm me votë e assesi me dhunë

PUBLIKUAR

Zëvendës kryeministri, njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook ka reaguar për siç ka thënë vazhdimin e dhunës nga Opozita për të realizuar synimet e veta politike.

Sipas Thaçit, lidershipi i opozitës duhet të kuptojë se pushteti fitohet vetëm me votë e assesi me dhunë.

“Mungesa e besimit të qytetarëve nuk kompensohet me ekstremizëm politik. Institucionet legjitime të Republikës do të vazhdojnë punën e tyre, pavarësisht zhurmës dhe akteve të dhunës nga pakica opozitare”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti njofton për hapjen e thirrjes për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë varësisht nga distanca në kilometra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka...

Gjini, Kurtit: Nga shkon Lumezi, vjen Elezi, erdhi Bylmezi

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë një takimi me qytetarë në Prizren, ka kritikuar...

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...