Thaçi paralajmëron padi ndaj Serbisë

PUBLIKUAR

Kosova do të ngre një padi ndaj Serbisë, për të paguar dëmet e krijuara gjatë luftës në periudhën 1998-99. Kështu ka thënë zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi në një intervistë për agjencinë turke të lajmeve “Anadolu”.

“Aktualisht jemi duke diskutuar dhe punuar në këtë aspekt”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, Kosova do ta dërgojë këtë padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), pas vlerësimit të “rrethanave të brendshme dhe ndërkombëtare”, por pa specifikuar se kur do të ndodhë dorëzimi i kësaj akuze.

“Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Ne kemi fakte, dëshmitarë dhe për këtë është në dijeni e gjithë bota”, ka thënë Thaçi.

“Pasi që Kosova nuk është ende anëtare e OKB-së, ne do të mundohemi të gjejmë rrugë ligjore për ta adresuar këtë padi kundër Serbisë, për gjenocidin e kryer”, ka bërë të ditur numri dy i Qeverisë së Kosovës, transmeton lajmi.net.

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...