Thaçi: Oferta ime për Daçiqin, shumë serioze

PUBLIKUAR

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Hashim Thaçi, ka folur edhe një herë për ofertën e tij bërë Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, për mundësinë që ky i fundit e ka – kur të dojë të vijë në Kosovë e të pajiset me pasaportë kosovare, pasi që edhe ka lindur në Prizren.

I pyetur nga e përditshmja boshnjake Dnevni Avaz, se mos oferta et tij për ministrin serb ishte provokim politike Thaçi u përgjigj se ai e kishte shumë seriozisht, transmeton Klan Kosova.

“ Ajo ishte një ofertë mjaft serioze. Ai ka lindur në Kosovë, edhe pse prindërit e tij erdhën në këtë vend si kolonizatorë. Por, sipas Kushtetutës sonë, çdo qytetar i cili ka lindur në Kosovë ka të drejtë të shtetësisë apo shtetësi të dyfishtë, dhe zoti Daçiq gjithashtu është i mirëpritur për të marrë pasaportën”, ka thënë Thaçi.

Duke komentuar deklaratën e zëvendësambasadorit rus në OKB, se oferta e Thaçit ishte “krejtësisht deklaratë e papërgjegjshme”, zëvendëskryeministri kosovar tha se asgjë një fjalimin e tij s’ka të bëjë me ofendimin.

“Ajo nuk ishte deklaratë e papërgjegjshme. Por një ofertë në bazë të Kushtetutës sonë. Kjo është një përgjigje e kushtetues nga ana ime”, tha Thaçi.

 

SHIKO MË SHUMË

Postoi video me armë zjarri, arrestohet një person

Gjatë ditës së sotme njësia e hetimeve e stacionit policor në Ferizaj ka pranuar...

Skenderaj me protestë kundërshton dënimin e krerëve të UÇK-së

Një numër i madh i qytetarëve të Komunës së Skenderajt kanë protestuar sot kundër...

“UÇK, UÇK”, “Duam liri, duam drejtësi”, studentët marshojnë në sheshin e Prishtinës

Me thirrjet “UÇK, UÇK”, “Jo në emrin tonë”, “Duam liri” dhe “Duam drejtësi”, studentë kanë...