Thaçi: Në New York, mundësi për të lobuar për njohje të reja

PUBLIKUAR

hshim Thaçi po udhëton sot për në New York, ku së bashku me kryeministrin Isa Mustafa dhe me përfaqësues tjerë institucionalë, do të marrin pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Thaçi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se qëndrimi i delegacionit të Kosovës në New York do të jetë një shans i mirë për të lobuar për njohje dhe anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Po nisem për New York, për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Do të kemi takime me zyrtarë të OKB-së, të BE-së, të Departamentit të Shtetit. Shumë mundësi për të lobuar për njohje të reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar Thaçi.

SHIKO MË SHUMË

Hoxha nderon Afrim Bunjakun: Kemi kapacitete më të mëdha se në kohën e sulmit në Banjskë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se Policia e Kosovës tashmë...

Muhaxheri: Vendimi i Kushtetueses ishte më i kënaq të gjitha palët

Analisti Arton Muhaxheri, i ftuar në Kosova Live në T7, përmes një lidhjeje direkte,...

Dogana informon bizneset për kriteret dhe përfitimet e statusit OEA

Dogana e Kosovës ka informuar operatorët ekonomikë të themeluar në territorin doganor të Republikës...