Thaçi mirëpret aksionin e Policisë

PUBLIKUAR

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka mirëpritur aksionin e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it për arrestimin e të dyshuarve për përfshirje në krim të organizuar.

“E përshëndes dhe mbështes fuqishëm aksionin e organeve kombëtare dhe ndërkombëtare të rendit dhe ligjit”, është shprehur presidenti Thaçi.

“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është çelësi i ndërtimit të shtetit demokratik e të drejtë, çelësi i të ardhmes tonë evropiane”, ka shtuar ai.

Presidenti Thaçi kërkoi nga të gjithë që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë.

“Pres nga të gjithë ata që janë të përfshirë në rastet gjyqësore që t’i ofrojnë bashkëpunim të plotë policisë dhe prokurorisë”, ka përfunduar presidenti Thaçi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...