Thaçi: Kufijtë europianë gjithmonë të hapur për fëmijët tanë

PUBLIKUAR

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ditët në vijim Kosova do të marr rekomandimin për liberalizimin e vizave.

“Liberalizimi i vizave është një e arritur e vonuar, por vonesa nuk e zvogëlon atë, sepse për shtetin dhe qytetarët e Kosovës përbën një të arritur historike”, tha ai.

Postimi i plotë i presidentit Thaçi në Facebook:

“Të dashur qytetarë,

Presim që në ditët e ardhshme Kosova të marrë rekomandimin për datën se kur qytetarët tanë do të lëvizin të lirë në vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Kosova ka kryer të gjitha obligimet e veta për implementimin e kritereve demokratike.
Liberalizimi i vizave është një e arritur e vonuar, por vonesa nuk e zvogëlon atë, sepse për shtetin dhe qytetarët e Kosovës përbën një të arritur historike.

Kufijtë europianë do të jenë gjithnjë të hapur për fëmijët tanë.

Ata do ta shijojnë lëvizjen e lirë, do t’i takojnë bashkëmoshatarët europianë, do të krijojnë lidhje të reja të miqësisë dhe do t’i forcojnë edhe më shumë lidhjet me familjarët e tyre në diasporë. HTH” (sic), ka shkruar Thaçi

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...