Thaçi i tregon Vuçiqit: Nuk barazohen kryesit e gjenocidit dhe mbrojtësit e atdheut

PUBLIKUAR

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur jo njerëzor pretendimin e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, për rishkrimin e historisë dhe barazimin e atyre që nxitën të kryenin gjenocid.

Thaçi i është përgjigjur kryeministrit të Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka paralajmëruar se në konferencën e ardhshme për Ballkanin Perëndimor në Vjenë do të propozojë që të caktohet një ditë e përbashkët e përkujtimit të viktimave në konfliktin në hapësirën e ish-Jugosllavisë.

“Pretendimi i lidershipit serb për relativizimin dhe rishkrimin e historisë dhe barazimin e atyre që nxitën, organizuan dhe kryen gjenocid me ata që u mbrojtën në vendin e vet nuk është njerëzore dhe nuk i shërben pajtimit. Pajtimi duhet t’i shërbej së ardhmes dhe jo politikës ditore e spektakleve mediale”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...