Thaçi i kërkon Brazilit, Argjentinës dhe Sllovakisë ta njohin Kosovën (Foto)

PUBLIKUAR

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vazhduar takimet me presidentë dhe liderë shtetëror gjatë qëndrimit të tij në Rio të Brazilit.

Siç njofton zyra e Presidentit, Thaçi ka takuar zëvendëspresidentin e Brazilit, Michel Temer, të cilin e ka falënderuar për pritjen e ngrohtë që i ka bërë përfaqësuesve kosovarë në Brazil.

Në takim me zëvendëspresidentin Michel Temer, presidenti Thaçi ka kërkuar që të ruhen kontaktet ndërmjet dy shteteve dhe të ndërtohet bashkëpunimi në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë, transmeton Telegrafi.

Gjatë qëndrimit në Rio, presidenti Thaçi ka takuar edhe Presidentin e Argjentinës, Mauricio Macri.

Edhe me homologun e tij argjentinas, presidenti Thaçi ka biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror, duke kërkuar që të gjenden forma të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Në Brazil, presidenti Thaçi ka takuar po ashtu edhe Presidentin e Sllovakisë, Andrej Kiska.

Ai ka thënë se Sllovakia e mbështet të ardhmen evropiane të tërë Ballkanit Perëndimor.

Të gjithë përfaqësuesit e këtyre shteteve, presidenti Thaçi i ka ftuar që t’i bashkohen 112 shteteve të botës, që tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Më herët, presidenti Thaçi ka takuar edhe sekretarin e shtetit amerikan, John Kerry, presidentin francez François Hollande dhe kryeministrin italian, Matteo Renzi. /Telegrafi/
thaci brazil

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...