Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka postuar në Facebook një foto, ku shihet bashkë me kryediplomatin norvegjez Knut Vollebek.
Thaçi në takimin e para pak ditësh me Vollebek kishte kujtuar bashkëpunimin me norvegjezin në kohën e luftës në Kosovë.

“Para ca dite u takova edhe me ish kryediplomatin norvegjez Knut Vollebek, me të cilin rikujtuam bashkëpunimin e ngushtë që nga koha e luftës në Kosovë. Sot Kosova është një botë tjetër dhe ky përparim historik gëzon të gjithë miqtë e Kosovës”, shkroi Thaçi. /Telegrafi/


