Tërmeti tragjik, Shqipëria nis drejt Turqisë, 53 personel mjekësor dhe specialistë të kërkim-shpëtimit

PUBLIKUAR

Pas tërmetit tragjik në Turqi që la mijëra viktima dhe të plagosur, qeveria shqiptare i ka ardhur në ndihmë shtetit turk.

Një mision ndihme nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në përbërje të të cilit janë 53 personel mjekësor, specialistë të kërkim-shpëtimit si dhe 7 mjete janë nisur drejt Turqisë, ku do të marrin pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit, për të lehtësuar sadopak pasojat e kësaj tragjedie.

Pjesëtarët e ekipit që do të marrin pjesë në këtë mision solidariteti u përcollën në një ceremoni të veçantë, ku mori pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Teksa shprehu mirënjohjen edhe në emër të Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë shqiptare për të gjithë personelin që do të angazhohet në këtë operacion, z.Peleshi tha se ky është një kontribut që i kthehet Turqisë, e cila e ka ndihmuar Shqipërinë vazhdimisht edhe gjatë tërmetit të 26 nëntorit 2019.

“Turqia është një vend mik shumë i rëndësishëm për ne, që na ka mbështetur vazhdimisht. Kështu që në një farë mënyre ky është kthim i kontributit. Por, edhe nëse një fatkeqësi do t’i ndodhë një vendi tjetër, Shqipëria jonë e vogël do të tregojë se është gjithmonë e gatshme që kapacitetet e veta t’i verë në dispozicion, sepse në emergjencë apo solidaritet ne jemi tashmë pjesë edhe e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, ku nuk jemi vetëm për të marrë, por edhe për të dhënë. Unë ju falënderoj shumë për kontributin që do të jepni aty. Mirënjohje edhe në emër të qeverisë shqiptare, Kryeministrit dhe të ktheheni shëndoshë”, u shpreh Ministri Peleshi në ceremoninë e përcjelljes së ekipit shqiptar.

Pjesë e ceremonisë ishin edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjeneral brigade Arben Kingji, Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako si dhe komandantë forcash të FA.

LAJME TË TJERA

I gjindet kokainë në veturë, arrestohet një burrë në Prishtinë

Një burrë është arrestuar gjatë pasdites së djeshme në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë. Policia...

I vodhi 400 euro nga çanta një gruaje dhe e shkel me veturë gjatë ikjes

Një grua në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës ka raportuar se nga një burrë...

Therrje me thikë në Shkollën e Mesme Adem Gllavica Lipjan, intervistohen disa persona

Policia Kosovës ka njoftuar se një mashkull  kosovar (i mitur) ka pësuar lëndime trupore...

Napoli ia cakton çmimin Osimhenit

Napoli ka vendosur për çmimin e sulmuesit të tyre, Victor Osimhen. Napolitanët duan 150 milionë...

SHIKO MË SHUMË

Sërish tërmet në Shqipëri

Të tjera lëkundje tërmeti janë ndjerë paraditen e sotme në Shqipëri. Sipas institutit EMSC, epiqendra...

Rumania goditet nga tërmeti

Romania është goditur nga tërmeti Sipas faqes EMSC, tërmeti ishte 4.0 shkallë.

Banesa të dëmtuara, banorë jashtë shtëpive: Dëmet që shkaktoi termeti 5.7-shkallësh në Rumani

Një tërmet me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter ka goditur pjesën jugore të Rumanisë...