Tërmeti i Speciales mobilizion institucionet, Osmani takon Hotin në presidencë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

U.d e presidentit, Vjosa Osmani do takohet sot me kryeministrin e vendit, Avdullah Hotin, kanë konfirmuar nga kabineti i Osmanit për Gazetën Express.

Pak ditë pas arrestimit dhe konfirmimit të aktakuzës për ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, e Jakup Krasniqin, u.d e presidentit do të pres në takim kreun e Qeverisë, Avdullah Hotin.

Nga kabineti i Osmanit kanë konfirmuar për Gazetën Express se Hoti do të shkojë në presidencë për takimin me u.d e presidentit.

Ky takim vjen pas tërmetit politik që ka shkaktuar Tribunali Special me arrestimet e fundit.

Pas konfirmimit të aktakuzës, Kosova ka mbetur pa president të vendit, pasi që Hashim Thaçi dha dorëheqje nga kjo pozitë.

Vjosa Osmani mund të qëndrojë si u.d e presidentit për gjashtë muaj në rast se nuk arrihet të votohet një president i ri në seancë të Kuvendit.

Nëse as pas këtij afati nuk zgjidhet presidenti i ri i shtetit, Kosova mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...