Tërmeti i së martës lëvizi tokën me 10 cm

PUBLIKUAR

Tërmeti 6.4 shkallë të Rihterit që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës, la pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur, ndërsa grupet e kërkim shpëtimit po vijojnë punën për nxjerrjen e personave nga rrënojat.

Ndërkohë, sipas ANSA-s lëkundjet e tërmetit kanë ngritur tokën me rreth 10 centimetra afër qytetit të Durrësit.

Imazhet janë marrë nga radari tek satelitët Sentinel-1 të programit Evropian Kopernikus të Agenzia Spazia, Evropa (Esa) dhe Komisioni Evropian, analizuar nga sizmologët e Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv).

Radari i hapjes sintetike (Sar) lejoi të matë deformimin e tokës, siç ndodhi për tërmetet e vitit 2009 në L’Aquila, 2012 në Emilia Romagna dhe 2013 në Lunigiana.

Deformimi i që territori Shqiptarë ka pësuar nga tërmeti, u mat nga platforma në internet Geohazard-tep, e zhvilluar nga ESA, duke përdorur një palë imazhe radar të marra nga satelitët Sentinel-1 nga i njëjti vend, para dhe pas tërmetit, shkruan Opinion, transmeton Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...