Tensionohen marrëdhëniet Kroaci – Serbi

PUBLIKUAR

Mardhëniet e Kroacisë dhe Serbisë janë dëmtuar pas incidentit të shkaktuar nga Vojisllav Sheshel, ku shau delegacionin kroat dhe përdhosi flamurin kroat. Kjo ka ndodhur gjatë një vizite zyrtare të një delegacioni kroat në Serbi.

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq ka deklaruar sot në Shibenik se marrëdhëniet e Kroacisë dhe Serbisë tani janë dëmtuar, pas incidentit të shkaktuar nga Vojisllav Sheshel, shkruan gazetametro.net.

“Serbia duhet të konstatojë se a është e vërtetë që Sheshel ka bërë atë që ka thënë. Nëse kjo vërtetohet se ka shkelur me të vërtetë flamurin e Kroacisë, ai duhet dënuar në mënyrë adekuate. Dënimi për një akt të tillë në Serbi është tre muaj burg ose gjobë me të holla”, tha Kitaroviq.

Pas incidentit në Beograd, ku Vojisllav Sheshel shau delegacionin kroat që është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Serbi, zyrtarët kroat kanë anuluar takimin me Ministren e Integrimeve Evropiane të Serbisë dhe ata kanë marrë vendim që ta ndërpresin vizitën në Serbi.

Në hyrje të Parlamentit, Sheshel iu vërsul flamurit kroat që ishte i vendosur në shtizë që e rrëzoj në tokë, dhe më pas së bashku me bashkëpunëtorin Fillip Stojanoviq kanë filluar ta shkelin, kanë bërë të ditur mediat serbe.

 

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...