Ky vend jashtëzakonisht konservator dikur ishte shteti me traktatet dhe artin më të vjetër erotik që ndonjëherë ka parë bota mbarë, megjithëse tani duken më shokuese sesa në të kaluarën.
Në dhjetor të vitit 2013, komuniteti LGBT i Indisë pësoi goditje të fortë kur Gjykata Supreme e vendit nxori verdiktin se homoseskualiteti është krim i ndëshkueshëm. Krejt së fundi, në gusht të këtij viti, Qeveria indiane zbatoi ndalesën, që do të shfuqizoheshin vetëm disa ditë më vonë, për më shumë se tetëqind uebfaqe të ndryshme që mendohet se kishin përmbajtje pornografike, me qëllim që të luftohej dhuna seksuale dhe abuzimi seksual i fëmijëve, transmeton “Koha Ditore” shkrimin e BBC Travel.


