Telefonat me ekran transparent dhe të lakueshëm mund të debutojnë në 2016!?

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...
Telefonat e mençur që lakohen janë cilësuar si e ardhmja e teknologjisë mobile për disa vite tani, dhe një raport i ri sugjeron që ata më në fund mund të jenë afër duke u bërë një realitet.

Një raport i ri që vjen nga Business Korea sugjeron se telefonat e mençur që lakohen mund të futen në treg që prej vitit të ardhshëm.

Për publikimin foli një zyrtar i paidentifikuar i Samsung, i cili tha “industria beson se komercializimi i telefonave të mençur që lakohen do të jetë i mundur në vitin 2016.”

Shumë kompani të teknologjisë duke përfshirë edhe Samsung kanë prezantuar modele të telefonave të mençur që lakohen në të kaluarën.

Me modelet e reja si LG G Flex 2 dhe Samsung Galaxy S6 Edge kohët e fundit kjo mundësi teknologjike është vënë në praktikë, pasi që telefonat e tillë janë një objektiv tjetër i prodhuesve të mëdhenj botëror.

Paramendoni se sa mirë do të ishte që madhësia e ekranit të fabletit tuaj të mos ishte problem, dhe që i njëjti ta kishte edhe opsionin për tu paluar në xhep për të zënë sa më pak vend.

Bashkë me teknologjinë e ekraneve që palohen, i njëjti raport pretendon gjithashtu se ekranet transparente po vijnë dhe do ti shohim në modelet e reja të telefonave të mençur.

Telefonat e mençur që lakohen dhe ekranet e tyre transparente janë sigurisht një koncept inovativ, por a do të thotë kjo se të njëjtit do të jenë shumë të shtrenjtë dhe të papërballueshëm për nga kostoja?

Për këtë, duhet të presim dhe të shohim se si do të zhvillohet teknologjia në vitet e ardhshme. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...