Telefonat e parë në Android One, gjatë muajit tetor

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vazhdon të shtyhet votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin...

Lushtaku kujton të vrarët në masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kujtuar masakrën e ’99-ës të Izbicës. Në këtë masakër...

telefonat-e-par-euml-n-euml-android-one-gjat-euml-muajit-tetor_hd

Google ka bërë shumë njoftime të rëndësishme në konferencën e saj të zhvilluesve, Google I/O, dhe në mesin e njoftimeve të shumta janë përmendur edhe planet e kompanisë për përditësimin e platformës së saj mobile në Android L, versionin e Android për pajisje që barten në trup, përkatësisht Android Wear, si dhe Android One, një iniciativë e re e kompanisë për krijimin e një sistemi operativ mobil të dedikuar për telefonat me kosto të ulët, të cilët do ti lansojë për tregjet në zhvillim.

Dhe tani, sipas një raporti të ri medial thuhet se Google mund të nisë modelet e para të telefonave të bazuar në Android One në Indi gjatë muajit tetor, të cilët do të jenë me çmim rreth 100 dollarë.

Economic Times ka përmendur disa njerëz të afërt me planet e Google për Android One, të cilët thanë se Google është duke u përgatitur që të investojë një shumë të madhe të parave me partnerët e saj për promovimin e modeleve të reja të telefonave në Android One, të cilët do të dallohen shumë lehtë në treg, kryesisht për shkak të kostos së ulët.

Android One nuk është program i njëjtë me miliona njësi të telefonave të ndryshëm në Android që kanë kosto të ulët, sepse është një iniciativë ku Google do të bashkëpunojë me partnerët e saj, përkatësisht prodhuesit e ndryshëm të telefonave mobil, të cilëve do ti ofrojë një sërë rregullash dhe udhëzimesh për të krijuar telefona të rinj me kosto të ulët, por pa e ndikuar cilësinë e telefonit.

Në konferencën e saj, Google zbuluar se modelet e reja të bazuara në Android One do të vijnë me ekrane deri në 4.5”, portin për mikroSD kartelë, lojëra elektronike, dual-SIM, FM Radio, dhe me versionin e fundit të Android. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...