Një grup miqsh të veshur si personazhet nga video-loja Super Mario, kanë bërë xhiro me vetura karter, në një qendër tregtare në Londër.
Ata janë veshur si Mario, Luigji, Bowser dhe Pricess Peach dhe kanë vozitur nëpër ambientet e objektit të mbushur me njerëz, transmeton Telegrafi.
“Mos lëndo dikën dhe kujdes se të zënë”, ka qenë moto e kësaj loje, që është zhvilluar në publik.
Derisa shumë njerëz kanë shikuar me mosbesim, të tjerë i kanë përshëndetur këta të rinj, që imituan lojën e famshme nga vitet e 90-ta. /Telegrafi/


