Policia Kosovës ka njoftuar se në fshatin Gadime të Lipjanit është raportuar për të shtëna me armë zjarri, transmeton LipjaniNews.
Sipas raportit thuhet se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar katër gëzhoja të armës.
Raporti plotë nga Policia:
PËRDORIM I ARMËS
Fsh. Gadime e Ulët, Lipjan 23.08.2021 – 23:56. Raportohet për të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar katër gëzhoja të armës.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar.


