Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar (roje e pyllit) ka njoftuar se kishte dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri, transmeton LipjaniNews.
Raporti plotë nga Policia:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Fsh. Blinajë, Lipjan, 24.11.2021 – 15:00.
Ankuesi mashkull kosovar (roje e pyllit) ka njoftuar se kishte dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri.
Njësitë policore në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale kanë gjetur dhe konfiskuar katër (4) gëzhoja të armës së zjarrit.
Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar.


