Të martën “bashkohet” Mitrovica!

PUBLIKUAR

Në takimin që do të mbahet javën e ardhshme në Bruksel, Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës, do të nënshkruajë marrëveshjen që i hapë rrugë qarkullimit të lirë qytetarëve në të dyja anët e Ibrit.

Ai ka konfirmuar për Gazetën Fjala, se të martën do ta nënshkruajë marrëveshjen për largimin e barrikadave në Mitrovicë, e me theks të veçantë për “Parkun e Paqes” mbi lumin Ibër.

“Të martën zhbllokohet Mitrovica. Unë vetë do ta nënshkruajë”, ka thënë Bahtiri.

Në takimin që do mbahet në Bruksel, përveç marrëveshjes për largimin e barrikadave, Kosova dhe Serbia pritet të merren vesh për kodin telefonik, Asociacionin e Komunave Serbe dhe për Energjinë.

Takimi teknik do të mbahet me 24 gusht, dhe marrëveshjet pritet të nënshkruhen ditën e nesërme.

SHIKO MË SHUMË

Pacolli nënshkruan marrëveshje për banim social, Gjakova përfiton 1.5 milionë euro

Ministrja Fitore Pacolli dhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, kanë nënshkruar marrëveshjen...

DhTIK: Shitjet e prodhuesve kanë rënë deri në 20%, rrezikohen vendet e punës

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka mbajtur një takim me bizneset anëtare nga...

Vrasje e rëndë në Prizren, viktimë një grua

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të së mërkurës në...