Oskar dhe Gaspar, një grup artistësh vizual nga Portugalia, mund të bëjnë që tatuazhet e njerëzve të lëvizin. Duke përdorur teknikën e video vizatimeve, ata vizatojnë një tatuazh tek një person dhe më pas e sjellin në jetë me animacione të përshtatura.
Ky projekt quhet “Ink Mapping”, dhe për herë ishte prezantuar si një tatuazh i gjallë në një ngjarje të organizuar në Lisbonë gjatë vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.
“Kemi dashur të vazhdojmë me eksplorimin e trupit të njeriut, dhe jemi adhurues të flaktë të tatuazheve”, ka deklaruar Guillaume Alatak, menaxher i projektit Oskar dhe Gasper.
“Ndikimi vizual nga ajo çfarë mund të shihni në video është me të vërtetë e mahnitshme. Duket e vërtetë, sikur djalli po vjen nga brendia e një vajze. Por ndikimi i të qenit i gjallë është shumë më i fortë”, ka shtuar Alatak. /Telegrafi/


