Tatuazhe për të karikuar celularin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Moti sot: I vranët dhe me intervale me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure parashihet të...

tt_5875

Të djersitësh në palestër mund të shërbejë edhe për të rikarikuar celularin. Një model biobaterish që tatuohen përkohësisht në trupin e njeriut janë në gjendje të monitorojnë parametrat jetësorë për të prodhuar energji nga acidi laktik.

Dispozitivi, i ideuar nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego dhe i prezantuar në Konventën e Shoqatës Amerikane të Kimisë, është në gjendje për momentin të ushqeje drita të tipit Led, por në të ardhmen edhe mund të rikarikojë bateritë.

Dispozitivi ka lindur duke ndërtuar një sensor për t’u vendosur në trupin e njeriut njësoj si një tatuazh i përkohshëm për të monitoruar disa nga treguesit atletikë gjatë ushtrimeve fizike.

Sensori përmban një enzimë që është në gjendje të tërheqë elektrone nga acidi laktik i prodhuar nga trupi gjatë sforcimit, duke gjeneruar kështu një rrymë të dobët korrenti.

Pasi e kanë testuar në një grup atletësh, studiuesit kanë arritur të bëjnë një hap përpara, duke përdorur këto ngarkesa elektrike për të ushqyer bateri të vogla. Sasia maksimale e energjisë së prodhuar nga një person është 10 microWatt për centimetër katror lëkure.

“Nuk është një vlerë e lartë, por po punojmë për të përmirësuar rendimentin dhe mundësisht t’u japim energji dispozitivëve elektronikë”, ka deklaruar përgjegjësi i studimit, profesori Joseph Wang.

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...