Tani në E-Kioskun e Komunës së Prishtinës nxirren 5 dokumente

PUBLIKUAR

Pas suksesit të E-Kioskut në lëshimit e Ekstrakteve të Lindjes në mënyrë automatike, nga sot ky aparat është azhurnuar për t’i furnizuar qytetarët me 5 lloj dokumente të ndryshme: Ekstrakti i Lindjes, Certifikata e Lindjes, Certifikata e Martesës, Certifikata e Shtetësisë dhe Certifikata e Vendbanimit.

Sipas një njoftimi të Komunës së Prishtinës, me këto dokumente mbulohen kërkesat vjetore të qytetarëve nga 80-85% dhe lëshimi i këtyre dokumenteve është në dakordim të plotë me Agjencionin e Regjistrimit Civil.

“Për më tepër, të gjithë qytetarët e Kosovës të cilat janë në sistem, mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi, me çka edhe radhët nëpër sportele do të pakësohen akoma më shumë. Nga E-Kiosku deri më tash janë lëshuar mbi 4000 ekstrakte të lindjes, gjë që ka tejkaluar të gjitha pritjet dhe ka zgjuar interesim përveç tjerëve edhe tek ambasadat e Francës dhe Gjermanisë në Kosovë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Peticioni me 14,140 nënshkrime për heqjen e “Urosevac” nga Ferizaj dorëzohet të hënën në Kuvend

Peticioni “Për një Ferizaj pa ‘Urosevac’”, i mbështetur nga 14,140 qytetarë të Ferizajt, do...

Gërvalla sot del në konferencë për media

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, sot do të mbajë një konferencë për media nga...

Mot i vranët

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta....