Talat Xhaferi pas takimit me Zelenskyn ndan fotot duke shëtitur me jelek antiplumb në Ukrainë

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka qëndruar për vizitë në Ukrainë ku është pritur nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Ai ka publikuar foto nga takimi dhe duke shëtitur me jelek antiplumb rrugëve të Ukrainës.

“Fotoja e ditës”, ka qenë mbishkrimi i postimit të Talat Xhaferit në profilin e tij në Facebook ku shihet duke shtrënguar duart me Zelenskyn.

Xhaferi mbrëmë ka publikuar fotografi nga pritja që ju bë në Ukrainë, duke i falënderuar të gjithë luftëtarët që ua mundësuan të udhëtojnë të sigurtë në Ukrainë.

Ai tutje tha se luftëtarët e kanë ndarë edhe bukën me ta.

“Ngushëllimi im i sinqertë dhe shumë i thellë ndaj fëmijëve, prindërve, grave dhe burrave që i humbën më të afërmit. Për nder të jetëve të humbura, obligohemi që t’ju dëgjojmë me kujdes dhe t’ju ndihmojmë që sërish të ndërtoni të rrënuarën. Falënderim ndaj të gjithë luftëtarëve për liri në Ukrainë, që në kushte lufte na mundësuan të udhëtojmë të sigurt në Ukrainë dhe që e ndajnë bukën me ne”, shkroi Xhaferi.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...