drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në një takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, ka thënë se në takimin e delegacionit të Beogradit në bisedimet me Prishtinën në javën e ardhshme, do të arrihet marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
“Ne do të bëjmë gjithçka për të arritur një marrëveshje. Do të vazhdojmë të veprojmë në mënyrë më konstruktive me qëllim që AKS të formohet”, ka thënë Gjuriq, në takimin me kryetarët e komunave serbe, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Ai ka shtuar se Prishtina e ka një detyrim për ta përmbushur, atë për të cilin ka rënë dakord dhe se bashkësia ndërkombëtare, është përgjegjëse dhe garantuese e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit.


