Tahiri: Të flasim me Diasporën për potencialin ekonomik të komunave

PUBLIKUAR

Ish kandidati për i AAK-së për kryetar të Prishtinës,Besnik Tahiri, vlerëson se diaspora mund të ofrojë shumë mundësi të mira për Kosovën, por sipas tij ata duhet të ftohen në dialog përmabjtësor, e jo të flitet vetbm në ahengje e dasma.

Tahiri ka thënë se “ekonomia lokale kërkon qasje strategjike të investimeve, të cilat pa dyshim mund të vijnë nga gra e burra të vendit tonë, që tanimë janë treguar të suksesshëm në tregun perendimor”.

“Përmes një komunikimi të menqur që për bazë e kanë kapitalin natyror që ekzison në komunë, udhëheqësit lokal duhet të krijojnë të gjitha mundësitë dhe stimulimet për pëfshirjen e diasporës në zhvillimin ekonomik lokal”, ka shkruar Tahiri në rrrjetin social Facebook.

“Mos të flasim me familjarët e miqtë tanë vetëm ne dasma e ahengje, por t’i ftojmë në një dialog përmbajtësor, pasi që kanë çka të na ofrojnë, padyshim!”, ka shkruar Tahiri. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Operacion kundër krimeve të luftës, arrestohen pesë persona

Në kuadër të hetimeve për krime lufte, Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), në bashkëpunim...

Tri raste të dhunës në familje për 24 orë – të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt

Familjet kosovare po vazhdojnë të përballen me dhunë mes anëtarëve të tyre, ndërsa vetëm...

LVV-ja siguron ulësen e 51-të në Kuvend

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar edhe ulësen e 51-të në Kuvendin e Republikës së Kosovës,...