Tahiri: Prona e Kosovës e pakontestueshme, nuk diskutohet në dialogun e Brukselit

PUBLIKUAR

Në lidhje me pretendimet e palës serbe se çështja e pronës së Kosovës të diskutohet në dialogun e Brukselit, Ministrja për dialog Edita Tahiri ka deklaruar për Telegrafin se prona e shtetit të Kosovës asnjëherë nuk është diskutuar dhe nuk do të diskutohet në dialogun Brukselit dhe me askënd tjetër, sepse prona i takon shtetit të Kosovës dhe është nën sovranitetin shtetëror të Kosovës.

“Kosova ka të drejtën e vetos për pronën e sajë në dialogun e Brukselit, dhe kjo çështje është konfirmuar edhe në marrëveshjen e fundit për energjinë të datës 25 gusht 2015, ku thuhet se prona brenda territorit të Kosovës është në pronësi të Republikës së Kosovës, në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe ligjeve ndërkombëtare”, tha për Telegrafin, minsitrja Edita Tahiri.

Tahiri tha më tej se marrëveshja për energjinë të datës 25 gusht 2015 në një pjesë të sajë ku paraqiten qëndrimet mohuese të palëve për këtë çështje, i jep Kosovës të drejtën e vetos për të bllokuar tendencat e vazhdueshme të Serbisë që çështja e pronës të diskutohet në dialogun e Brukselit.

“Ne kemi qenë të vendosur dhe asnjëherë nuk e kemi lejuar që në agjendën e dialogut të Brukselit të vihet çështja e pronës së Kosovës gjithë këto vite të këtij procesi. Tani më ky refuzim i jonë është vulosur edhe me marrëveshjen e fundit për energjinë, të nënshkruar nga kryeministrat e të dyja shteteve dhe BE-së. Me fjalë tjera, në rast se Serbia do të provojë përsëri që të kërkojë nga BE-ja vënien në agjendë të çështjes së pronës së Kosovës. Ne do të ushtrojmë të drejtën e vetos për ta refuzuar një gjë të tillë, duke u bazuar pikërisht në këtë marrëveshje që mbanë nënshkrimet e dy shteteve. Për informimin tuaj, asnjë temë nuk mund të diskutohet në dialogun e Brukselit nëse palët nuk pajtohen për te. Prandaj asnjëherë tema e pronës së Kosovës nuk do të diskutohet në Bruksel, sepse ky mospajtim tashmë është nënshkruar nga të dyja palët dhe Bashkimit Evropian si palë garantuese e marrëveshjeve”, theksoi Ministrja Tahiri. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...

Gjini: Pas 5 tetorit nëse Kosova s’ka president të ri hyhet në gjendje të “katastrofës kushtetuese”

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka folur për situatën politike në vend dhe vonesat...

Shtesat për fëmijë kryesojnë listën e përfituesve të skemave sociale në gusht

Agjencia e Statistikave eë Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për skemat e mirëqenies...