Tadiq: Nuk kemi arsye për festë, veriu qeveriset nga Republika e Kosovës

PUBLIKUAR

Ish presidenti serb, Boris Tadiq ka thënë se nuk ka asnjë arsye “për eufori nacionaliste dhe për të festuar” për arritjen e marrëveshjes për Asociacionin.

Ai ka thënë se “një format i tillë për komunitetin serb nuk do të thotë fitore, por është zgjidhja më e mundshme e mirë se sa një konflikt i ngrirë”.

“Ndryshimet themelore pas Marrëveshjes së Brukselit dhe bisedimet e fundit me ndërmjetësim të BE-së, në raport me periudhën e mandatit të qeverisë sonë, janë ato që sot në territorin e veriut të Kosovës qeveriset me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka thënë Tadiq”, transmeton B92.

Ai ka lavdëruar kohën e qeverisjes gjatë presidencës së tij, duke thënë se sa ishte ai president, në veri të Kosovës qeverisjen me ligjet e Serbisë.

Tadic ka vënë në pah edhe “rrezikun për trashëgiminë serbe”, për të cilën ka thënë se po tentohet t’i merret Serbisë me anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

 

SHIKO MË SHUMË

Nata e gjashtë e protestës kundër verdiktit të Speciales, sheshi është i mbushur plot

Po vazhdon për natën e gjashtë rresht protesta në Prishtinë. Përmes protestave, qytetarët po kundërshtojnë...

Postoi video me armë zjarri, arrestohet një person

Gjatë ditës së sotme njësia e hetimeve e stacionit policor në Ferizaj ka pranuar...

Skenderaj me protestë kundërshton dënimin e krerëve të UÇK-së

Një numër i madh i qytetarëve të Komunës së Skenderajt kanë protestuar sot kundër...