Tabela e rrugës “Luftëtarët e UÇK-së”, hidhet në tokë! (Video)

PUBLIKUAR

Tabela e re me emrin e rrugës që është në hyrje të fshatit Skifteraj të Vitisë, u hodh në tokë. Dikush nuk e dëshiroi emërtimin “Luftëtarët e UÇK-së” në trekëndëshin që lidh tri fshatra – dy të banuara me serbë e një me shqiptarë.

Shqiptarët e këtij fshati thonë se tabelën e hoqën serbët e Gërçarit dhe Vërbovcit, pasi që nuk e duan UÇK-në, transmeton Klan Kosova.

Këtë e pranojnë edhe banorët serbë, pasi që emërimin e kësaj rruge e shohin si provokim.

Por, kështu nuk mendojnë komunarët e Vitisë, të cilët e vendosën këtë tabelë, pasi Skifteraj i takon kësaj komune.

Shqiptarët kërkojnë kthimin e tabelës me emrin e njëjtë.

 

SHIKO MË SHUMË

Operacion kundër krimeve të luftës, arrestohen pesë persona

Në kuadër të hetimeve për krime lufte, Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), në bashkëpunim...

Tri raste të dhunës në familje për 24 orë – të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt

Familjet kosovare po vazhdojnë të përballen me dhunë mes anëtarëve të tyre, ndërsa vetëm...

LVV-ja siguron ulësen e 51-të në Kuvend

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar edhe ulësen e 51-të në Kuvendin e Republikës së Kosovës,...