Syla flet pas sulmit: Po ma qepin kokën në QKUK, sulmuesit ikën me vrap pasi që më goditën

PUBLIKUAR

Gazetari dhe analisti i emisionit Pressing në T7, është sulmuar sonte nga tre persona ende të panjohur në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Syla është sulmuar vetëm disa minuta pasi që ka dalë nga studioja e emisionit, ku ishte i ftuar për të diskutuar lidhur me gjykimin e ish-krerëvë të UÇK-së në Hagë.

Aktualisht, Syla ndodhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po i trajton lëndimet e marra.

Gazetar, i cili po sulmohet për herë të dytë, ka thënë se në QKUK po i qepet koka.

“Jam mirë. Për momentin jam në QKUK. Po ma qepin kokën”, ka deklaruar ai për Kanal10.

Syla ka thënë se tre personat që e sulmuan kanë ikur me vrap pas goditjeve ndaj tij,

Ishin tre persona që më sulmuan. Ikën me vrap pasi më sulmuan duke më goditur në kokë”, ka thënë ai. /GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...