Sveçla: Ne ballafaqohemi me sfida, ndër to është edhe çështja e sigurisë së gazetarëve

PUBLIKUAR

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është shprehur se si ministri përballen me sfida të ndryshme, që sipas tij, ndër to është edhe çështja e sigurisë së gazetarëve.

“Për sa i takon lirisë së mediave, në momentin që cilido nga ju deklaron se në shoqërinë tonë nuk ka kriminel, atëherë po e shpërbëjmë Policinë e Kosovës,  Prokurorinë edhe gjykatat dhe nuk po paguajmë paga për ta. Patjetër që ne ballafaqohemi me sfida, ndër to është edhe çështja e sigurisë së gazetarëve”, tha ai.

Sveçla foli edhe për rastin e sulmit ndaj gazetarit, Valon Syla, ku u shpreh se identifikimi dhe arrestimi i sulmuesve të tij është bërë në kohë rekorde, përcjell Klankosova.tv.

“Por, ju e patë edhe në rastin e fundit, falë angazhimit të jashtëzakonshëm të profesionistëve të Policisë së Kosovës, u bë identifikimi dhe arrestimi në kohë rekorde i sulmuesve të gazetarit, Valon Syla. Ne si institucione të Republikës së Kosovës, por Ministria e Punëve të Brendshme në veçanti, ka si obligim parandalimin, por edhe identifikimin dhe sjelljen para drejtësisë të cilitdo kriminel, kujdo që bën shkelje të ligjit”, u shpreh tutje ai.

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...