Super jahti 110 metra i gjatë me pishinë, bar dhe dhoma luksoze (Foto)

PUBLIKUAR

Është prodhuar super jahti me madhësi të katedrales Shën Pauli në Holandë. Kjo anije luksoze posedon pishinë, bar dhe një akuarium gjigant.

Ajo është e gjatë 110 metra dhe konsiderohet si jahti më i madh që ndonjëherë është ndërtuar në Holandë, dhe ka arritur të futet në top 10 e super jahteve më luksoze në botë, transmeton Telegrafi.

Jahti Jubilee mund të akomodojë 30 mysafirë në 15 dhomat e gjumit, që janë të pajisura me mobile moderne që pushuesin e bën të ndihet se është në një hotel me pesë yje.

E ngjyrosur me të kaltër dhe të bardhë, jahti peshon 4.500 ton dhe është i ndërtuar nga çeliku dhe alumin dhe lëviz me një shpejtësi maksimale prej 18 nyjeve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...