Sulmet në Bruksel, Facebook aktivizon Safety Check

PUBLIKUAR

Facebook ka aktivizuar më në fund Safety Check për Brukselin, pasi u përball për orë të tëra me telefonata për shpërthimet vdekjeprurëse.

Një mjet i tillë, ashtu si tek ngjarjet e Parisit në nëntor, e bën më të lehtë për t’i treguar familjarëve, miqve dhe të afërmve se jeni të sigurt në zonë pas sulmeve terroriste.

Nëse një përdorues i Facebook ndodhet në zonë, dhe çekon veten si të sigurt, ky mesazh do të shfaqet për miqtë e tij.

Fakti që një mjet i tillë nuk u aktivizua që në fillim ka sjellë mjaft kritika për rrjetin social, për më tepër që rrjeti i telefonave nuk punonte për një zonë të gjerë të Brukselit.

“Gjeni sa më shpejt dhe lidhuni me miqtë në zonë. Shënojini si të sigurt nëse ata janë mirë”, thuhet në një mesazh të Facebook Safety Check, njësoj si në sulmet e Parisit në nëntor.

Facebook është kritikuar se nuk e përdor një mjet të tillë në vendet në zhvillim, por vetëm në Perëndim. /TCH/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...