Studimi i fundit: Ankthi përjetohet kur je larg celularit!

PUBLIKUAR

Studimi i fundit: Ankthi përjetohet kur je larg celularit!

Të jesh larg telefonit për një periudhë relativisht të gjatë, ky është ankth! Kështu thotë studimi i disa shkencëtarëve të Universitetit të Missourit në SHBA.

Të gjithë ata që kanë menduar se është më mirë të lënë telefonin larg vetes, kur jenë duke kryer ndonjë punë me rëndësi, e kanë gabim.

Për ata që e kanë pajisjen e zgjuar gjithmonë pranë vetës, është më mirë të kenë prapë me vete, sepse kjo ju jep më shumë siguri.

Në një hulumtim janë angazhuar 40 persona që janë shfrytëzues të iPhone, të cilëve u jepet një enigmë. Në provën e parë të gjithë ata e kanë pasur telefonin afër dhe e kanë zgjidhur enigmën pa problem.
Mirëpo, herën e dytë, atyre u është marrë telefoni duke ua lënë në distancë. Për më keq, ata janë telefonuar dhe kanë pranuar mesazhe në telefona, transmeton Telegrafi.

Pjesëmarrësit me vështirësi i kanë zgjidhur enigmat, ndonëse ishin shumë të lehta. Kjo ishte rezultat i bezdisë që kishin nga ndjenja që telefonin nuk e kanë pranë.

Studiuesit kanë ardhur në përfundim se të jesh larg telefonit do të thotë ta “humbës vetën”, gjë që bënë të jeni më pak të fokusuar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...