Studentët e UBT-së realizuan vizitë studimore në pjesën antike të qytetit të Lipjanit

PUBLIKUAR

Studentët e Fakultetit të Arktiekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, nën udhëheqjen e ligjëruesve, Bekim Çeko dhe Arnisa Kryeziu, kanë realizuar vizitë studimore në qytetin antik të Lipjanit, në kuadër të lëndës “Studio Dizajn në Restaurim Arkitektural”

Ata vizituan Kishën e Shpalljes së Virgjëreshës, ndërtuar në shekullin XIV, në Lipjan, me ç’rast për shkak të vjetërsisë, ky monument gjendet nën mbrojtjen e shtetit.

Studentët u njoftuan për mënyrën e qasjes arkitekturore në këtë monument, në zbërthim të shtresëzimit kulturor që nga koha e Bizantit, si kanë bërë analiza vizuale me paraqitje grafike të ndërtesës, ku studiuan formësimin fizik të ndërtesës.

 

Vizitat me studentë po bëhen me qëllim të analizimit të arkitekturës së monumenteve të ndryshme në Kosovë dhe shtete të tjera, të ndërtuara ndër vite dhe shekuj, dhe për të cilat mësohet në teori gjatë studimeve  në UBT.


https://www.ubt-uni.net/sq/studentet-e-ubt-se-realizuan-vizite-studimore-ne-pjesen-antike-te-qytetit-te-lipjanit/?fbclid=IwAR03FgWbDA9mYm3x7VFrmplhf02n52-kJy0G8agHwNWo60Brseb7r2E6XAw

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...