Stojanoviq: Prishtina po ik nga problemet

PUBLIKUAR

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq ka thënë sot se sjellja e Prishtinës rreth ndalimit të përdorimit të letërnjoftimeve serbe si dhe ndërmarrja e masave të tjera është një përpjekje që fokusi publik të largohet nga temat kryesore, siç janë formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe fillimin e punës së Gjykatës Speciale.

Stojanoviq në një deklaratë për RTS ka thënë se kjo është  ikje nga problemet të cilët sipas tij janë shumë të dhimbshme për Prishtinën.

Zëvendësi i kryeministrit, Isa Mustafa ka shtuar se Serbia dhe serbët në Kosovë janë të gatshëm për ta formuar Asociacionin, por se siç tha ai “Bashkimi Evropian duhet të bëjë pjesën e vet si dhe duhet t`i bëj presion Qeverisë së Kosovës për ta zhbllokuar procesin”, transmeton lajmi.net.

SHIKO MË SHUMË

Dehari në “seancë” me vizitorë nga diaspora, Kuvendi: U pritën 432 bashkatdhetarë, aktiviteti vazhdon edhe nesër

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për pritjen që iu kanë bërë vizitorëve nga diaspora...

Nga viti i ardhshëm, në aeroport mund të pini ujë falas

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se, nga viti i ardhshëm,...

E martë përcëlluese, temperaturat deri në 36 gradë

Kosova të martën do të përfshihet nga mot kryesisht me diell, sipas njoftimit të...