Statusi për të drejtat e autorit në Facebook, një tallje

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...
facebook-hyrje

Nëse keni Facebook keni parë patjetër të paktën një shok ose shoqe që ka publikuar një status në të cilin shkruhet se askush nuk ka të drejtë të përdorë të dhënat e tyre nga pa marrë më parë leje.

Por publikimi i këtij statusi nuk ka asnjë efekt apo domethënie! “Është një përmbledhje me karakter juridik që në fakt nuk ka kuptim”, shkruan për “News.Mix” editorialisti amerikan Tom Mckay.

Ka disa arsye pse ky status është thjesht një tallje apo shaka, duke filluar nga vetë fakti që nga krijimi i një llogarie në Facebook ju pranoni të respektoni atë që thuhet në kumtesën për të drejtat dhe Përgjegjësitë e Facebook-ut.

Në këtë dokument, Facebook thotë që përdoruesit kanë të drejtën autoriale e të gjitha publikimeve që bëjnë duke e pasur kështu “lejen për ta përdorur dhe publikuar përmbajtjen e tyre”. Kështu që nuk keni nevojë që të bëni statuse të tilla për të treguar që ju jeni pronar i publikimeve tuaja.

Duhet të dini se nëse keni vendosur ndonjë fotografi apo status, Facebook ka të drejtë ta përdorë atë për qëllime komerciale dhe është budallallëk që me anë të një statusi tuaj ti rregulloni marrëdhëniet tuaja me Facebook-un transmeton albeu.com.

Ja statusi i plotë:

“Ligji për Facebook. Deklaroj se për përdorimin e të dhënave të mia personale dhe fotografitë nevojitet pëlqimi nga unë (Konventa e Bernit). Secili qe e lexon këtë mund të kopjoj këtë tekst dhe ta publikojë në faqen e vete të FB. Ky tekst do ta vë nën mbrojtjen e Ligjit. E njoftoj administratën e FB se nga ky moment ndalohet publikimi, kopjimi dhe distribuimi i të dhënave të mia personale apo huazimi i çfarëdo qoftë aksioni tjetër kundër meje mbi baza të përmbajtjes dhe profilit tim ne FB. Përmbajtja e këtij profile është nën shenjën e padukshme “PRIVATE” dhe nuk guxon të shkelet. (UKC 1 1-308-1-103 dhe statusi i Romës). Te gjithë shfrytëzuesve te FB iu rekomandohet ta shpallin këtë njoftim në këtë formë ose të plotësuar me detaje të reja që kanë të bëjnë me keqpërdorime të mundshme të të dhënave nga profili i FB dhe komunikimet private që kanë të bëjnë me FB komunikimin. Rekomandohet qe njoftimi të jepet në këtë formë. Nëse njoftimin nuk e publikoni në murin tuaj, do të konsiderohet se heshtazi keni lejuar që të shfrytëzohen të dhënat tuaja personale, biografia, fotografitë dhe elementet tjera nga profili i juaj përfshirë edhe dërgimin e viruseve në emrin tuaj”./ferizajpress/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...