Stacioni Policor i Komunës së Lipjanit, prezantoi raportin e punës për vitin 2015

PUBLIKUAR

Në Sallën e Kuvendit Komunal të Komunës së Lipjanit, Komandanti i Stacionit Policorë në Komunën e Lipjanit, Imer Kaqara, prezantoi raportin e punës për vitin 2015.
Komandant Kaqara, në prani të kryesueses së Kuvendit Komunal të Lipjanit Vlora Limani- Hajnuni, majorit Isak Ejupi nga Drejtoria e Policisë Rajonale në Prishtinë si dhe përfaqësuesve të tjerë të institucioneve publike të Komunës së Lipjanit, i ka njoftuar të pranishmit për punën e stafit policorë të Lipjanit, rezultatet e arritura, duke dhënë analiza dhe vlerësime, krahasime të veprave penale, krahasime në numrine aksidenteve me vitin paraprak, vlerësimin e punës së njësive dhe individëve, si dhe ka prezantuar planifikimin e punës për vitin 2016.
Komandanti Kaqara, ka theksuar se numri i rasteve të proceduara në vitin 2015 në stacionin policorë të Lipjanit, raporti është pothuajse i përafërt me atë të vitit 2014.
Ai tha se për Stacionin Policorë të Lipjanit, objektiv kryesore ka qenë , parandalimit i krimit, ngritja e zbulueshmërisë së veprave penale, ngritja e besueshmërisë dhe bashkëpunimi dhe komunikimi i vazhdueshëm me qytetarë. Po ashtu , ka përmendur sukseset, vështirësitë dhe sfidat me të cilat është ballafaquar stacioni policorë i Lipjanit.
Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Lipjanit, Vlora Limani Hajnuni, ka përgëzuar Stacionin Policor të Lipjanit për rezultatet dhe të arriturat e vitit 2015 duke falenderuar në të njejtën kohë edhe për bashkëpunimin e mirë që ka pa Komuna me Stacionin Policor.
Me këtë rast, Stacioni Policor në Lipjan ka ndarë mirënjohje për Kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

SHIKO MË SHUMË

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...

Lipjan: Rrahje pas debatit në trafik, policia u gjen armë e bisht sëpate të dyshuarve

Dy persona në Lipjan, kanë përfunduar në ndalim policor, pasi të njëjtit pas një...