YAHR ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryetarit Ahmeti në emisionin “Jeta në Kosovë”, ku yahr i ka quajtur shpifje.
“Është e turpshme se si një kryetar komune me sy hapur gënjen dhe shpif para qytetareve të tij në emisionin “Jeta në Kosovë”. Është për të ardhur keq për bashkë qytetarët e mi që e kanë një kryetar të tillë, i cili për mes shpifjes mundohet ti mbulojë mos punën e tij për realizimin e premtimeve të dhëna gjatë fushatës së tij për kryetar komune në zgjedhjet lokale të vitit 2013.
Shpifja e tij se kinse ne YAHR kemi marrë deri 10 mijë euro subvencione brenda vitit është gënjeshtër si që thotë populli “rren për hava”. Ne si OJQ kemi marrë subvencione deri 2 mijë euro duke e shfrytëzuar të drejtën e konkurrimit , sikurse edhe OJQ-ja e shefes së kabinetit të kryetarit të Komunës Qendresa Jashanica, kjo e drejtë është është përcaktuar edhe në rregulloren komunale për ndarje të subvencioneve të kryetarit Imri Ahmetit nr. 011-23/33 të datës 06.05.2015. Neni 4. Ndarja e subvencioneve për personat juridik, ku thuhet citojmë “Kryetari i Komunës sipas kërkesës të arsyetuar ndanë ndihmë momentale për kategoritë e personave juridik si në vijmë: 1. Organizatat Joqeveritare aktive, 2. Institucioneve fetare dhe 3. Organizatat që merren me aktivitete të ndryshme shkencore”.
Por, problemi qëndron diku tjetër që nuk po e thotë kryetari!. Ne në fillim të vitit 2014 kemi pas aplikuar për subvencione tek zyra e kryetarit Imri Ahmeti, por ky i fundit na e patë kushtëzuar se do të na ndaj subvencione në qoftë se i ja zvogëlojmë 131 premtimet e tija të dhëna në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në raportet tona monitoruese për punën e ekzekutivit dhe një gjë të tillë organizata jonë nuk do ta bëjë kurrë pa marrë parasysh se kush do të jetë në pushtet.
Organizata Joqeveritare YAHR është organizatë jo politike dhe nuk do të jetë satelit i asnjë partie politike , ndaj shpifjes së kryetarit në emisionin “Jeta në Komuna”, do të ngresim padi për shpifje dhe linçim ndaj personalitetit dhe kredibilitetit të organizatës sonë.
Pa marrë parasysh këto shpifje, kërcënime, shantazhe, linçime etj. Organizata Joqeveritare YAHR do të vazhdojmë punën në monitorimin e dy institucioneve të Komunës së Lipjanit të bazuar në programin pesë vjeçare 2016-2020, me qëllim të informimit dhe të ngritjes së transparencës, llogaridhënies dhe aktivizmit qytetarë në Komunë e Lipjanit.” ka shkruar YAHR.