Është për të ardhur keq që OJQ YAHR ka publikuar një raport larg të së vërtetës, është për të ardhur edhe më keq që disa portale të ndryshme postojnë informata të pa verifikuara dhe i marrin si te mireqena nga Një individ-një OJQ që shkarravitet për të zhvatur siq ishte mësuar viteve të kaluara nga pushteti i kaluar, i cili nuk ka kapacitete për të vlersuar punën e institucionit komunal. Përformancën e komunës e vlersojnë qytetarët lipjanas. Ka organizata vendore institucionale e ndërkombëtare që monitorojnë dhe bazuar në indikatorët e performacës Komuna e Lipjanit është shpallur vitin e kaluar nga UBO consulting dhe USAID për vitin 2014 si Komuna me ndryshimet më të mdha në nivel vendi ndërsa në vitin 2015 Komuna e Lipjanit është shpallur Komuna më e mirë për përformancë dhe menaxhim të buxhetit. E kjo është një e arritur e madhe e qytetarëe lipjanas.
Sa i përket realizimit të projekteve zëri i shterrur i Bekimit nuk ndegjohet nga qytetarët sepse faktet e realizimit te projekeve në teren i demantojnë dezinformatat e tij. Komuna e Lipjanit i vetëm pergjatë këtij viti ka realizuar mbi 96 projekte që nga Brusi( Asfaltimi, rrethoja e shkollës, meremetimi i objektit shkollor) në Jamjevë (Asfaltimi, demolimi objekteve të vjetra në qendër të Janjevës, rifunksionalizimi i shtëpiaë muze të At Shtjefën Gjeqovit etj) në fshatin Sllovi ( fusha sportive, asfaltimi rrugicave, shtrati i lumit, ndërtimi i dy urave etj) në Gadime të Epëme ( ndërtimi i trotuarit që kishte mbetur në gjysmë, ndërtimin e kanalizimit, asfaltimin e rrugicave,etj, Gadime e ulët ndërtimi i shtratit të lumit -një projekt madhor, ndërtimi i trotuareve, ndertimi i urave, asfaltimin e rrugicave etj, dhe kështu anë e kënd territorit të Komunës tonë deri ne Krojmirë, Shalë, Baicë, janë realizuar projekte në dobi të qytetarëve lipjanas. Komuna e Lipjanit së shpejti do të publikon raportin perfundimtar të punës për vitin 2015 ku do të pasqyrohen të gjitha angazhimet dhe realizimi i projekteve tona.
Për, kreun e qeverisë Komunale të Lipjanit është e rëndsishme vazhdimi i angazhimit në ndërtimin e një jete më të mire për qytetarët tonë dhe jemi në dinamik të mirë ti permbushim synimet tona. I siguroj qytetaret lipjanas se do angazhohemi fort në përmbushjen e synimeve tona duke vepruar pergjegjshëm në realizimin e të gjitha premtimeve tona. Në këtë rast falenderojm qytetaret lipjanas për mbeshtetjen dhe bashkpunimin permanent me autoritetet komunale ne dobi te ndertimit të një jete më të mirē për të gjithë, thuhet në komunikatë /LipjaniNews/
Sqarohet Imri Ahmeti, OJQ YAHR ka publikuar një raport larg të së vërtetës
PUBLIKUAR


